Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Jorida SATKA
Çfarë je Ti…
Çfarë je Ti…
që më bën të dashurohem më shumë me Ty
dhe kalëruar erës udhëtoj të shikoj…
Më përqafon lotin duke ngacmuar shqisat
dhe zërin dridhur e shuan në kupolën e shpirtit.
Çfarë je Ti?
Ilaç shëronjës shpirti,
që e lë durimin në pafundësi
dhe pafundësia del fantazisë sime…
Ngacmon qiejt tek bie shi..
Me djeg uji,
thyhem në përpëlitjet vibruese të ndjenjës.
Çfarë je ti?
Dashnorja e pikturuar bezes së telajos tek
vuloset erosi…
Çfarë je ti?
S’ma the kur të pyeta,
kur të preka,
kur të putha, kur të vrava.
Më dehte tortura e ëmbël
dhe gijotina jote kur më priste kokën e shpirtit.
Helmi i gjarprit më dukej verë mbretërish
dhe përsëri…
Çfarë je Ti?
/www.qendrapress.com/