Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Kimete Durmishi

DUA TË TË FAL

————————-

Mëkatet e tua

që deshe

t`i fshehësh

pas vetes tënde

nuk po mundem

t`i harrojë kurrë

Përse duhet të t`i fal

Askund

nuk po gjej forcë

Zemra më thotë ndryshe

e koka më kritikon

Shpirti i rënduar nuk donë

Në këtë rrugëtim

me ty

si të veproj

Qetësi nuk kam

as në ëndrrat e mia

Zgjidhje nuk gjej

ende grindem me veten

Mëkatet e tua

nuk dua t`i bart unë

Po shtirem kinse të fala

Por dije

se mëkatin e mban ti.

K.D.

Zürich /www.qendrapress.com/