Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Kimete Osmani BEQIRI

Shkëlqen krenaria

————————————-

Muaj i bekuar

Mrekullitë ndodhin vërtetë

Çdo muaj ka veçantin natyrisht

Për ne i shumëprituri moment, Shkurt 2008-të.

Ëndërr shekullore

Më në fund e realizuar

Zemra dhe mendja me krenarinë absolute

Falënderues Zotit dhe njerëzve, realitet i pa harruar.

Është jetike

Të ndihësh i/e lirë

Vuajtjet kur shpërblehen

Dritë në errësirë.

Ndjehet në thellësi

Shkëlqen krenaria

Përherë Kosova ime e dashur

Nga zemra brez pas brezi atdhedashuria.

/QendraPress,com/