Fryma poetike e së mërkurës më poeten:-Kozeta ZAVALANI
Këtë fillimprilli gri
———————————-
jam dashuruar me pranverën
nga lindja e diellit në ditën e parë,
deri në të fundit, me çdo gjë midis;
shiun e erën, mbi pemët në lulëzim
që vallëzojnë si zogjtë në cicërim…
Jam e dashuruar me shiun e ngrohtë
dhe diellin e ngrohtë apo të ftohtë,
që derdhet mbi fushat,
ku bari shndrin në kristale,
vesës së mëngjesit,
nën hapat e erës.
Sytë e mi masin pulsin e ngjyrave
mbi lule manushaqe e lule taçe
nën ylbere ngjyrash,
thyer mozaikëve të prillit,
pa të njëjtën frekuencë…
/www.qendrapress.com/