Fryma poetike e së mërkurës  më poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

SOT NUK TË KUJTOVA

——————————————

Këtë mëngjes nuk u zgjova me ty,

As me buzëqeshjen tënde,

Dashurinë nuk e ndjeva,

si ditëve të tjera,

Mëngjeset ishin të bukur,

Vetëm ky ishte i zymtë.

Sot nuk u zgjova me mendjen tek ti.

Pse?

E shtrirë rrija, por nuk ndjeva aromën tënde.

Ah, ky muaj…

Ma humb çdo mendim,

Më shton veç dhimbje.

Sot nuk kujtova asgjë për ty,

Se muaji korrik është muaji i lotëve,

Që ma largon çdo dëshirë.

Sikur të të kisha pranë,

Të harroja gjithçka rreth meje,

Le të mbytesha në sytë e tu

E në buzëqeshjen tënde.

Sot… nuk të kujtova,

Si çdo mëngjes tjetër.

Pse?

Sot më humbi aroma jote,

Dhe zëri yt i pastër,

i kthjellët!

/QendraPress/