Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Kumrie Avdyl SHALA

DARDANI, ZEMRA IME

———————————

Heu Dardani,

 ç’të humbën namin,

bijtë e tu t’shtjerrën zanin,

me prona, me kodrina,

me male, qetina,

me burra n’këmishë e klina.

Dardani, ma qave zemrën, s

a herë emrin ta ngatërroj,

s’e njeh as qeni, t’zojnë,

matrapazët po i shpallin heronj.

Kush po i prin bashkimit kombëtar?

 Disa faqezinjë me ksul të bardhë,

po pagëzojnë pëllumba të zinj,

sa në kishë, sa në xhami.

 Amanetin e Bacës harrum,

 “Kambët e bashkume” u tranun.

Fluturoni, o pëllumba të bardhë,

ta bashkojmë kombin shqiptar.

Heu Dardani, t’u plaste pika,

po helmon djem e çika.

Me pagëzime po marrin malin,

 t’i bashkohen “Ismail Qemajlit”.

 Edhe njëherë flamurin ngrisim,

me shpendkeqe e korba të zinj,

 ta bashkojmë t’madhën Shqipni.

Fluturo, pëllumb, nëpër Shqipni,

se n’Dardani s’ke ku rri.

Puplat tuja dredha-dredha,

dalngadalë po del pranvera.

 Trojet shqipe, ngritnu n’kambë,

mos lejoni të na helmojnë!

Veç kështu mundem me thane

: “Bac, u kry – në katër anë!”

/QendraPress/