Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Kumrie Avdyli SHALA

FJALA, BURRËRIA E PLISI

—————————————

Sikur bima kur qet sythin e parë,

vjen gëzimi kur fëmija fillon të flasë.

Kur belbëzon fjalën “baba” apo “nanë”,

shpërthen gëzimi, se fëmija e tha një fjalë…

Fjalët e vërteta ta drithërojnë shpirtin.

Ta thuash e ta mbash fjalën është vështirë,

 por për disa janë vetëm fjalë!

Për fjalën lidheshin burrat e hunit e t’konopit,

 se fjala e burrit ishte besa,

 shpresa e nderi i kombit.

Eh, burrat ikën…

Burrat vdiqën në arena,

i varrosën nën lisa të gjatë.

E tani mbetën vetëm plisat e bardhë,

për fat.

 Çdo vit po hedhin valle me plis në kokë,

në qytet e n’fshat.

Eh, plisin po e vë në kokë çdo lloj pisi!

Tani humbi besa, fjala e shpresa e atyre

 burrave me plisa të bardhë.

 Vdiqën së bashku me luftën.

Zëri shteroi, u përdhos çdo vlerë e nder.

 Ai burrë s’është burrë, kur vetëm një herë

në vit mban në kokë një kësulë.

Të ulemi e të vajtojmë, por kujt t’i drejtohemi?!

E kujt t’ia qajmë hallin për plisin tonë të bardhë?!

Eh, medet, humbi nderi e njerëzia.

Sillen sorrat nga kisha e xhamia.

 Na ka rrethuar pabesia, vreri e zilia.

 Nuk po luftohet më për “dy gisht fytyrë”,

 por për dy dylym tokë, me fytyrë të përlyer.

As fara pa pesticide nuk po mbillet më në arë,

 se fjala dikur ishte margaritar.

E tani burrëria vari veten në litar.

 S’ka fjalë burri më,

ka vetëm ziliqarë për faqe të zezë.

/QendraPress/