Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Laureta POGA

Sot…ndjeva nostalgji..

————————

Mall te papare .

Për Ty, qyteti im !

Mbylla sytë dhe .

sikur shikoja film…

Pranë me blegërin delet..

Qeni lehte papushim .

Këputa lule me ere .

nga lëndinat e qytetit tim…

U ula lart ..

te Qafa e Pazarit ..

qe është e qëndisur si qilim…

Me sy te mbyllur .

desha veç te ëndërroja ..

bukuritë e qytetit tim…

Piva një kafe…

si ajo e bluar ne mulli…

Te kujtova ty , Babazot…për çudi !

Mihareja e qeshur ,

krahëhapur me priste duke thene :” Mirëserdhe , Loli im !”

Hapa sytë dhe…

“mbi koke ndjeva Çajupin hijerëndë…

Përshëndeta kalanë Argjiro…

legjende ne këmbë…”

Përkëdhela me lotët e mi…

Qytetin tim GRI…

/www.qendrapress.com/