Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Lavdije Karrametaj Zalli

MES ËNDRRASH

————————————-

Jetojmë mes shumë ëndrrash,

Por kemi shum pak kohë për t’i realizuar,

Në kërkim të realizimit të tyre harrojmë,

Harrojmë të kujdesemi për shëndetin tonë.

Koha kalon duke punuar për të jetuar,

Duke u kujdesur për gjithçka, vetem për vete jo,

Duke mos e kuptuar që shëndeti, lumturia,

Po vdesin bashkë me ëndrrat dhe shpresat.

Në qoftë se duam të jetojmë gjatë,

Të jetojmë të lumtur, të realizojmë ëndrrat,

Duhet të kujdesemi edhe për vete,

Të kujdesemi për shëndetin tonë,

Sa nuk është tepër vonë.

/www.qendrapress.com/