Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Linda FANA

Plumbat e Besimit

———————————-

Zemra ime ishte një kështjellë prej qelqi,

dritaret hapur, pa dyer të blinduara,

dhe ti erdhe me çelësin e fjalëve të ëmbla.

Të besova… dhe ti hodhe brenda

plumba nga kujdesi që më ke dhënë,

që tani bien mbi mua si shi i akullt.

Çdo fjali ishte një rrugë e ndriçuar,

çdo sekret një thikë e fshehur.

Dhe unë, si pemë pranvere,

mendova se mund të rritesha në praninë tënde.

Por rënia e besimit nuk thyen vetëm qelqin,

ajo thyhet në thellësi,

ku heshtja më mban shtrënguar,

dhe plagët flasin më shumë se fjalët.

Dhe megjithatë…

në rrënojat e kështjellës sime,

nje filiz del, i butë, i heshtur:

përsëri do të besoj,

por do ta zgjedh më me mençuri kush mban çelësin.

/QendraPress/