Fryma poetike e së mërkurës me poeten. Lola MEÇAJ
Dhe ylli ra
——————————-
I numërova yjet mes ëndrrash mbi re
Një yll s’ish më atje …në bark të qiellit
që më mbante gjallë
kur më digjte mbi plagë
Ish zhdukur hapësirave,
a kish rënë mbi dhe?!
Djegur shkrumb
Mbetur një shkëndijë
Kthyer në thëngjill
Viteve mbuluar, fshehur nën hi
Thua dhe sot të ndezë një dashuri?!
Koha s’na gjeti prapë të njëjtët
Plagët e tua s’do jenë (si) të miat
Më të reja
Se unë i poqa në zjarrin tënd
kur qendroje atje… në galaktikë
Mos kërko më rrugën e gjurmëve
Pak rrëmujë do të duket
Sikur kam ecur mbrapsht gjithë këtë kohë
Thembrat do të të duken ardhje
Majat do të të duken ikje…
Po ti…muzën mbledh pasionit
Unë nga gjithçka që frymon
/www.QendraPress.com/