Fryma poetike  e së mërkurës me poeten:-Lubi H.TOTA

Zemër e vrarë!

—————————-

Po ç’pate që zemrën ma plagose.

Po ç’deshe që ndjenjën qëllove,

Tani veç shpirti më mbeti mua.

Merre dhe atë se nuk e dua..

Merri dhe lotët e syve të mi,

Dhe fjalën e ëmbël që për ty flisja,

Asgjë në k’të botë nuk vlen pa ty,

Këtë nga ti kurrë nuk e prisja.

Çdo natë në ëndërr ti do t’më kesh,

Të ledhatoj, e të flas pa fjalë,

Nga gjumi jo nuk të trazoj,

Ma vrave k’të zemër e më le gjallë.

Atë ndjenjë, që për ty e kisha,

Me vete në varr unë do ta marrë,

Ma vrave ti zemrën plot ëndrra

Më mirë dhe mua t’më kishe vrarë.

Shkroi / SULBIE .H.TOTA/

/www.qendrapress.com/