Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lubi .H. TOTA
Bijë po më thojnë, Luma e Dibra!
——————————————-
Nëpër vite e nëpër mote,
Kuvendova me kënge e libra
N’zemër të lumës ligjërova ,
Bijë po më thojnë Luma e Dibra!
Hodha hapat nëpër jetë,
N’bjeshkë T’Korabit më pushoj kënga.
Më thojn bijë Luma e Dibra .
Një gëzim më vlon përbrenda.
Vuna kryet në prehër të nanës,
Shpesh kam qeshur, dhe lot kam derdhë .
Si një melodi të vjetër,
Vitet unë i kam përcjellë!
Bijë po më thojn Luma e Dibra,
Se jam rritun në ato anë .
Tash me vargjet nëpër libra,
Veç për ju më vjen çdo këngë .
Nëpër ato bjeshkë të nalta,
Kuvendova me zana mali,
Bijë po më thojnë Luma e Dibra
Unë ju fala këngë malli !
Shkroi SULBIE .H.SHEHU