Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Manushaqe Hoxha LAÇI

Nëse asht dashni
——————————-
Kur m’sheh me ato sy, fshehurazi m’ledhaton,
Pa za më flet, por çdo fjalë ma trazon,
Si mëkat i amël që s’du t’harrohet, më josh, më magjepson.
Kur afrohesh pranë, koha merr tjetër kthesë,
Si t’ishe shenjë në fat, një lojë apo shpresë,
Nëse kjo asht dashni, le t’digjet pa asnjë pendesë.
Ti vjen si era, s’pyet, veç më çrregullon,
Më prish flokët, mendimet, si fëmijë gëzon,
Por unë buzëqesh, m’pëlqen kur m’ngacmon.
Në sytë e tu ka diçka që m’tërheq të luj,
Si një fjalë që s’thuhet, ndonse pak m’ban t’vuj,
Nëse kjo asht dashni, le të jetë e çmendme, e ashtu m’duj.
Ti më çudit, si pranvera kur mes dimrit vjen,
Me at buzëqeshjen lozonjare, seç m’ngazëllen,
Ç’magji ke në shpirt, që me forcë m’mbërthen!
Nëse kjo asht dashni, hajde ta çmendim dhe pak,
Është histori që s’shkruhet, pa të ndjenjës gjak,
Mes puthjesh t’na trazojë, si era tymin n’oxhak.
Ti je ai flladi i lehtë, që pa zhurmë më prek,
Në sytë e tu shoh botën, që ngazëllueshëm më ndjek,
Nji zemër që rreh butë, mes heshtjes më flet.
Ti m’nguc me sy, me fjalë, me krejt çka je,
Sikur don me m’ba marak, e prapë me m’lan rehat s’ke,
Nëse asht dashni, le t’na çojë ku t’dojë, veç m’thuaj që për mu ke le.
Kur vjen ti, m’pret fjalën, krejt menja m’humb,
S’di a je andërr, a naj engjëll që vjen me m’mund,
Veç nji buzqeshje tande, e m’bahet nata dritë gjithkund.
M’ngucë me fjalë, me sy, me za që m’lodh kandshëm,
Si me m’thanë “t’marr e t’la”, por me stil, krejt amblshëm,
Nese kjo asht dashni, le t’bahet realitet, mos t’jetojë përmallshëm.
S’dua asgja ma shumë, nëse kjo asht dashni,
As enigmë, as fjalë, veç me ndal kohën e tandes prani,
Të mbesim këtu mes ndjenjave, ne t’dy, n’përjetësi.
/QendraPress/