Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Manushaqe TOROMANI
VDES,KUR SHPIRTI VDES.
———————————–
Kur të vdes shpirti
Më kot vazhdon të kërkosh të jetosh
Jeta merr fund me vdekjen e tij
Pa shpirtin kthehesh në një orendi që koha e përdor sipas interesave të saj
Ulet e rëndë këmbëkryq mbi ty duke ta marrë frymën
Dhe ti e pranon
Sepse ske shpirt me forcën e të cilit të kundërshtosh
Sepse të mungon dashuria për jetën
Tashmë ke vdekur
Dhe këto janë momente kur duhet të mblidhen e të vajtojnë për ty
Të qajnë për vdekjen tënde
Paçka se ndryshe nga të gjitha vdekjet që ne i quajmë të tilla
Ti do të jesh vet aty
Në mes të të gjallëve
Duke organizuar ceremoninë e vdekjes tënde
Vdis,vdis nëse ke mbetur pa shpirt
I gjalli jeton mes të gjallëve.
/www.qendrapress.com/