Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Marisa Ashiku

PADREJTESISHT
——————————–.
Sikur te isha dallëndyshe ,
do ta ndërtoja folenë
ne cepin me te erret
te qenies tende,
te verdhe
te verdhe
do ta lyeja atë cep
me zërin e huazuar te kanarinës
e do këndoja per ty
si pylli i këndon hijes se vjeshtës,
ashtu
si fëshfërime e gjethes se këputur
do ofshëtija tek ti
e ti do ndjeje
tek bija brenda teje
por unë ,…,
unë jam grua
e mbushur me ty
dhe padashur
te kam mohuar
vendodhjet e tua
çdo dite ,
çdo dite ,
cdo dite …!
padrejtësisht …!
Marisa Ashiku .2 / Nentore / 2024
/www.QendraPress.com/