Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Marjola Salataj

HUMBËN NGJYRAT E JETËS

——————————————–

Në kohën e shkuar të gjithë fukarenj

Të rrallë kishin, më tepër se të tjerë

Në sofrën e shtruar me ato pak ushqime

Mikun e prisnin me zemër e urime .

Fjala përshëndetëse në mbrëmje e mëngjes

Si nektar prej shpirti dilte me lezet

Një shtrëngim dore një buzëqeshje ëmbël

Nuk kishte të stresuar e njerëz pa mëndje.

Gjumin e natës e bëje rehatë

Dhe ndoshta krevatin e kishe me kashtë

Zilia , përbuzja,inati ,xhelozia

Pothuajse e panjohur nga gjithë njerëzia.

Sjellja,edukata ,mësohej që fëmijë

Bisedat për çdo mbrëmje kishte çdo shtëpi

Librin si thesar të gjithë e dëshironin

pafund merrnin dije të gjithë që lexonin.

Kishte dashuri me dajo xhaxhallarë

Halla e teze kushërinj të parë

Edhe për gjithë fisin dashuri respekt

Në dasma e gëzime si hoje me bletë.

Sot sa shumë ndryshoi bota anembanë

Të shoh e më sheh e s’themi një fjalë

Në duar telefonat nuk ke më cfar të thuash

Edhe brënda zemrës kushedi sa vuan.

Anembanë botës shpërndarë gjithë shqiptaria

Mbetën shtëpit shkretë ,

harruar njerëzia.

Tek tuk mbetur vetmuar, ndonjë nënë e mjerë

Me sytë lodhur nga loti ,presin dikë në derë.

Mbi karrike sfungjer me tavolinën plotë

Qëndrojmë si statuja me shpirtin mbetur bosh

Nuk ke më çfar të flasësh veç ndonjë thashethem

Dhe nëse ke dëshirë ,tjetri nuk ta ka ngenë.

Ku po shkon kjo botë me ngjyra dashurie

Po humbet gjithçka ,mbeti dielli në hije

Paqja,besimi ,janë kthyer në zhgënjim

O Zot hidh pak dritë, shpëtoje njerëzinë.

/www.qendrapress.com/