Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Marsela IDRIZAJ

Kur malli ta thinjë zemrën
———————————-
do kthehesh , e di.
Por në prag tē derës, s’do gjësh më njeri.
Do pendohesh pse s’trokite mē shpesh,
do lëkundet shpirti si gjethet në vjeshtë.
Do kërkosh një zë , që flë në dritën e hënës
Një siluet trupvogël që i ngjan nënës.
Nǰe fotografi me pluhur ndoshta do të flasë
Për një pritje dhe dhimbje të pamasë.
Do ulesh në heshtje, me kokën përdhe,
Do kuptosh sa bosh, ështe vonesa për ne.
Do ndjesh se rëndësia qëndronte në ca sy
Që shkëlqenin dhe luteshin vetem për ty
Do kuptosh sa I rënd është çmimi
Sytë më të ëmbël i treti trishtimi.
/QendraPress/