Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Mercedes GEGA
Se ti… je ti!
—————————-
Ka raste, ka, kur dashuria,
veçmas e në përgjithësi,
lodhet së marri indiferentizëm, por kjo, e dashur, jo nuk je ti!
Dita, çdo mbrëmje, grilat i mbyll
dhe pas e lë çdo gjë që shkoi,
por zemra jote i ndez gjithë yjet e me to, për mua, nis bisedon!
Sepse je ti, e shtrenjta ime,
si ti jo bota s’njohu të dytë,
në shpirtin tënd, ku merr jetë, jeta
në sytë e tu, dielli merr dritë!
Nga muza jote, të gjithë poetët
shijuan dehjen më të dëlirë,
në shekuj për ty u thurën vargje,
por a e zë dot jetën veç një kornizë?!
Zemër, lejomë, sot e përherë,
Shpirt, lejomë unë të të quaj,
Buzëqeshja jote, frymëmarrje e jetës,
për çdo brengëgrishje, zemër lënduar!
Se ti…je ti dhe s’ka dyshim,
më i madhi gëzim e dhimbja ime,
ti, më sublimja nga dashuritë,
e pazëvendësueshmja
Nëna ime!
/www.qendrapress.com/