Fryma poetike e së mërkures me poeten;-Meri  BO

Kam një shkak,

—————————————-

përse unë shkruaj pa u lodhur, për dashurinë.

Vetēm,

kur hëna është e plotë, unë terhiqem

sa për një pushim të shkurtër

dhe e le kuriozitetin e saj,

të lexoj poezinë time, të porsa shkruar.

Dua,

që kur të takohemi për herë të parë

nën një çati ëndrre,

unë të shfaqem lakuriq para teje

si trupi i një fjale të pastër,

ose si një dëshirë erotike,

e cila s’ka lidhje me kuriozitetin e shfrenuar

të trupave tanë,

për të prekur njeri tjetrin.

Poezia ime,

ka çdo rast format dhe vëllimet e tyre

dhe është hyjnore, sa vetë qielli.

Tani eshte koha qe, heshtja le te na dhurojë

atë që na e privoi, pa na e treguar.!

/www.qendrapress.com/