Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Meri BO

Korriku !

Një erë e lehtë që sapo fryu

mi ngriti lart velat e shpirtit.

I panjohuri im po niset larg,

për tu harruar përsëri, në pafundësinë e oqeanit.

Nga pas, e ndjekin shikimet e mia

dhe puthjet e kripura,

që ne shkëmbyem natën që u mbyll.

Pasi u josh nga ëmbëlsia ime,

nuk di të notojë,

por takimi është i bukur.

Prekja me të panjohurën dhe liritë absolute të kohës,

e bëjnë ate pikturë mesditë ose perëndim.

Çdo destinacion ku ai mbërrin,

është shenjë nxitje per tu ndjerë i lumtur

dhe për të zbuluar diçka të re brenda meje.

Sa valë dashurish mund të pranojë dikush.

Kjo është pyetja e verës

Ti e di, unë s’të them dot jo !

/www.qendrapress.com/