Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Mevlyde Mezini SARAÇI
RINGJALLJE
—————————-
Nga dëshirat e mbyllura
Ngjizen dashuritë e fjetura
Si brezni hyjnish jeton vetmia
Kur heshtë shikimi trishtohem
Në valvulet e jetës ecja ndalon
Episod i jetës ngadalë ringjallet
Frymëzohen ndjenjat e venitura
Në kapërcim dielli kalëron pritja
Agu i mëngjesit sjell shpresat e reja
/www.QendraPress.com/