Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Migel FLOR

Ditëlindje

—————–

U rrita bashkë me poezinë,

vitet më rrëshqasin nëpër faqnajë,

më filtrojnë germat një e nga një,

si dritë që kalon nëpër akullnaje.

Vitet më shkërmoqen magnezin

në kocka, në palcë, në gjak,

më lodhin gjunjët, trupin më thyejnë,

por mendjen ma pjekin:- si fytyn nje teke konjak.

Çdo vit s’është qiri, as tortë, as verë,

është pyetje që digjet në pse,

sa herë bie trupi në terr,

aq herë bëhet mendimi “resyme”.

Dhe unë rritem duke shkruar,

Edhe pse bota e vargut të lexuar ngushtohet,

si një bibliotekë që mbyll dritaret

nga frika e dritës njerëzia verbohet.

I fal vitet e mia të rinohet poezia,

që stratosfera e mendimit të zbukurohet,

të marrë frymë lart letërsia,

atje ku fjala s’ka më peshë, por fluturohet.

Le të hyjë vargu im i shenjtë

në poret e lëkurës së qiellit,

duke çarë retë pa zhurmë,

e duke i hapur dritare të reja :-Diellit,

Asnjëherë drita nuk bie rastësisht,

Por piloton mesazhin e jetës,

Vargjet ndër shekuj ndërruan epoka,

Duke i hapur rrugën të vërtetës.

Migel Flor

/QendraPress/