Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Mimoza ÇOBO
KUR IKËN NJË GRUA
——————————————–
Kur ikën një grua me pranverën e saj,
pranvera e tokës me lot e ndjek pas.
Çdo prush të pashuar ruan në mangall,
aty,ku dashuria e marrëzia flenë bashkë.
Se sheh dot në sy,kur ajo ikën duke qarë,
yjësitë e galaktikës fik me lotët ujëvarë,
retinën verbon,me kërcëllimën që lë pas,
e ti thua:Ç’bëra,më djegtë rrufeja të gjallë !
Se ajo kur ikën,merr çdo magji dhe fllad,
përparësen e natës,me lotë shpirti lag,
psherëtimat treten perëndimeve pa fat,
dhe yjet dëshpëruar mbledhin lotët e saj.
Kur një grua largohet,pranvera me të qan,
mandile mëndafshi bëhet flladi ëmbëlak,
të fshijë lotët,kur zbresin faqeve gjerdan,
buzëdridhurën acar, ta fshijë pak nga pak.
Kur largohet një grua ,pranvera e ndjek pas,
se ajo dhe pranvera janë në tokë parajsë,
ka sundimin e vet të pakufizuar mbi gjithçka,
me kordelen e shpirtit lidh familjen bashkë.
©copyright reserved Mimoza Çobo
/www.QendraPress.com/