Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

TA SHOHIM
—————————–
Një fjalë thuhej mot – mot
s’e luante perëndi,as zot.
Vete sot tek zyrtari :
Ta shohim nga behari .
Behari erdhi edhe shkoi,
ky zyrtar -sirtari na harroi .
Ta shohim ,të kam thënë,
dikur njëherë të hënë .
Ja dhe e hëna seç fluturoi ,
zyrtar -sirtari prapë harroi.
Me “Ta shohim” ,u thinja,
ku fle lepuri, tani u binda .
/QendraPress/