Fryma poetike e së mërkurës më poeten:-Mimoza SELMANI
Një ditë
———————–
Një ditë …një ditë s’di se kur,
do marr shpirtin në krah
E do të nisem nëpër udhë,
e botën do ta rrah .
E në çdo gjurmë që do të lë
do hedh një kristal shpirti
Në çdo vend do mbledh një fjalë
prej shenjti a eremiti .
E kur nga udhë do të kthehem
prapë shpirtin do e ndjek.
E do ti lë një fjalë të ngrohtë
aty ku dhimbjen prek .
E do ti lë një fjalë të mençur
aty ku fjala vlen
E do ta fshij çdo fjalë të rëndë
aty ku pesha bien .
Se fjalët janë thesar i çmuar,
e lum kush ja di vlerën
Nuk kanë as krahë edhe as duar,
por fluturojnë me erën
Të ndjekin, prekin, përqafojnë,
shërojnë ti thuash mirë
Por kur nga gojë e keqe dalin,
të vrasin pa mëshirë.
/www.qendrapress.com/