Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mirela LIPO

Nese vjen….!!

————————

Nëse vjen o diell i ditës sime.

me shndrit zemrën e me bej te buzëqesh .

gjithë bota përreth me bëhesh ti

kur ti shfaqesh koha nuk ka rendësi .

Nëse vjen o yll i natës

me shoqëro me heshtjen e erret,

fjala ime zbehet nen hijen tende.

zemra ime rreh vetëm për ty .

Nëse vjen o shprese e pritjes,

me rikthe dhimbjen dhe këngën e gëzimit,

unë do te pres ne heshtje e durim,

derisa t’i te shfaqesh plot dashuri.

Nëse vjen o ere e lehte e pranverës,

me sill aromën e luleve te freskëta,

Ç’do fllad i yti një melodi e ëmbël.

me zgjon te fluturoj ne ëndrrat e mia,

Nëse vjen o hënë e ndritshme,

me ndihmo te gjej rrugën ne errësirë,

Me dritën tende ç’do frike zhduket,

dhe zemra ime ndjehet e lire..

Nëse vjen o dashuri e përjetshme,

me mbush me ngrohtësinë tende.

Ç’do çast tek ty është ndjesi ,

Jeta pa ty nuk ka kuptim.!

/www.QendraPress.com/