Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mirishahe  ELSHANI

MITROVICË

—————————–

Tash je plagë e gjallë e Kosovës

Jeni bijt e Shqipës

Që banoni në çerdhe rrufesh

E mes bajonetash

Që vallëzoni mbi krisma

Që ju bën dritë flaka

Në zemër kënga e lirisë

Në veri të Mitrovicës

Në shpirt afshi i nxhetë i tokës

Plagë e dhimbje e kohës

Ju jeni jeta dhe pavdeksia

Që i mbroni tokat e mia

Ju jeni gjaku im që nuk falet

Jeni kujtimi i secilit luftëtarë

Ç’është kjo hije zezë që sillet kot

E herë pas here e trazon këtë botë

Mbase ka shpirt djalli

Mbase ka ambicje për lakmi

Por ka një të vërtetë

Jemi autoktonë për besë

Tash je plagë e gjallë e Kosovës

Edhe nē sy të botës

E duam bashkimin e tokës.

03 06 2023

/www.qendrapress.com/