Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;-Mirushe H. MUSA

Besa e Konstadinit

Kush e solli Doruntinën”

——————————

Një legjendë e moçme në Arbëri,

Nëntë vëllezër një motër në shtëpi.

Në dhena të huaja larg gurbeti,

E kërkon motrën një djalë mbreti.

Princ bujar nga një derë fisnike,

Shkuesit shkonin si dallendyshe.

Por nëna e vllëzërve nuk pranonte,

Bijën në dhe të huaj ta martonte.

Nga nëntë vllëzërit me i vogli djal,

Unë shkoj motrën nanë m’i marrë.

Atëherë,nëna me djemtë u pajtuan,

Fejesën e vajzës me besë e bekuan.

Shtatë bjeshkë larg,e shtatë kodra,

Në dheun e huaj martohet motra.

Në qiell u shtangën yjet me hanë,

Kur e panë Doruntinën nuse si zanë.

Mjegulla e zymtë e solli tragjedinë,

Atdheun mbuloi, si një re e zezë.

Luftë e madhe përfshiu Arbërinë

Të gjithë vllëzërit u vran në betejë.

Djemtë u vran,s’u kthyen të gjallë,

Mbetet nënlokja pa asnjë djal.

E shtuna e t’vdekurve pa gdhirë,

Nëna niset te vorrezat e të bijve,

E mallkoi të birin,nën rrasën me gur,

Bijën time o birë s’ma solle Kurrë.

Ma trete larg në të mjerin kurbet,

Besen që ma dhe, peng ka mbet.

Në Legjendën e moçme u tregua,

Konstadini natën nga varri u çua.

Atë natë e shalon kalin me shalë,

N’kalanë e dhandrit,motrën m’i marrë.

Nëntë netë larg udhëton trimi

Në konak të dhandrit deri mbrrini.

Në oborr të kalasë me lule plot,

Nipërit loznin mes vete si zogjtë.

“Nënën ku e keni? Djali kokën tund,

“poshtë në një dasmë, atje në katund.

Në fshat sheh vasha bukuroshe,

Për m’ua sjan,se sjam i kësaj bote.

Ku është Doruntina?”i pyet o Mike,

Atje në valle, me fustan kadifeje.

U gëzua motra kur e pa të vëllanë,

Mallengjyshëm ngrykas janë marrë.

A më ka ftuar nëna o vëlla për gëzim,

Se unë dua të vishem si gjeraqinë.

Eja Doruntinë hip në kali ashtu si je,

Udhët janë të largëta per në atdhe.

Lanë pas ujërat, kaluan nëpër pyll,

Vlla e motër në një kalë, zanë e yll.

Nata e gjatë s’kishte të mbaruar,

Yjet e qiellit i ndiqnin duke vrapuar.

Nisin zogjtë pyllit me folë mes veti,

“Çudi me të gjallin, si flet i vdekuri.

Dëgjonte vajza me dhembje plot,

Më thuaj o vlla çfarë flasin zogjtë?

Fjalët ia pren Konstadini me vrull,

Mos dëgjo ç’thon shpendët në pyll.

I afrohen fshatit, pragut të shtëpisë,

Nata pa hanë, errësirë pa dritë.

I vdekur djali mbajti besën prapë,

Nanë e bijë i bëri bashkë në konak.

Doruntinën e solli prapë në atdhe,

Që të prehej vetë i qetë nën dhe.

Në mesnatën e errët,me shi dhe erë,

Doruntina thërret nanë,troket në derë.

Nënëlokja thirrjeve s’donte me u bind,

“Kush je ti?

Kush të solli ty, Doruntinë?

/QendraPress/