Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Natasha ILIA

DITËT VITIT JA NUMUROVA!!

———————————————-

Një vit çift tre dysha një zero..po u nguta..

Ditët dëshiroja, desha.. e ja numërova…

Si një gjerdan rruazat ia këputa..

Ja numërova e s’u pendova…

Ditët e bukura i ndava e ju vura emra..

Dashuri, miqësi,paqe, bamirësi..

Ditët e këqija nëpër qoshe të errëta i fsheha..

Ato ishin mbushur me urrejtje,mëri,ligësi..

Do ta kujtoj me mall këtë vit çift..

Sonte ora dymbëdhjetë një dysh ia fshiva me gisht,

Ky vit iku la kujtime..s’ish dhe kaq i trisht..

Ca hidhërime,i fshiva me gomë nga një list.

Lamtumirë dymijë e njëzet e dy erdhi 2023..

Në vit të mbarë të paqtë të begatë besoj …

Një botë pa luftë e të zezat re..mbi dhe..

Një glob me njerëz të lumtur e pa ankth shpresoj..

Mes fishekzjarrësh tani ndodhem…

Në këtë mesnatë dhjetori të vitit ri

Afër një oxhaku me flakë ngrohem…

Veç miqve ju uroj ..Gëzuar vitin e ri!!

/www.QendraPress.com/