Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Natasha Petriti TUSHA

JE NJE LULE E BUKUR PER SYTE E MI!
——————————————————–
Je një lule, që shkëlqen si dielli per syrin tim,
Rrugës kur kaon, si një bukuri ti më vështron,
Aromën tënde të ëmbël, e len si një kujtim,
Është parfumi i dashurisë, zemrën ma gëzon,
Në petalet me vesë, shikoj me dashuri,
Portretin tënd hyjnor, me shum mall,
Që shkëlqen bukur, si pasqyrë me ngjyra ylberi,
Ti për sytë e mi, je një dashuri e rrallë.
Lulja ime me aromë, gonxhet natën i mbyll,
Ato flejnë plot dashuri, në shpirtin tim,
Në mëngjes, hapin petalet në gjithë trupin si yll,
Zemra m’rreh për lulen time pambarim.
Je lule që ndrit si hëna, ndaj dua te rri prane teje,
Me asnjeri n’këtë botë unë s’të ndërroj,
Kur zemren time ma vodhe, si rreze dielli m’ngrohje,
Me sytë e mi gjithmonë të shikoj, shumë të adhuroj.
/QendraPress/