Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Nexha REÇICA

PËR TY…….

————————–

Nuk mundesh të harrosh

engjëllinë e pagjumë

që kujtesën ta shpirtëzon.

Nuk mundesh të harrosh

dëshirën e stinëve

që në grusht na mbajnë.

Nuk mundesh të harrosh

se jemi fatlumë

nga dashuria jonë.

&    &  &

KUR LËNDOHET SHPIRTI

————————————

Ti sonte

i gjason një luftëtari

që ka humbur luftën

dhe dukesh valë deti

në përmbysje

të ujit të trisht.

E unë mbi plagën time

fashoj heshtjen me mall

kur sonte udhët

plot dhimbje janë ndarë

Ç’pshtjellim në vjeshtë

që të solli luftëtar.

N.Reçica

/www.qendrapress.com/