Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten; Nexha REÇICA

GRUAJA

————————-

E mbledh kohën në shportë

për t’i shpërndarë dashuritë,

Edhe pse e veshur

me rroba të zhurmshme

ajo duhet të jetë prapë e qetë.

Êshtë jehonë kohe

që jep frymë

nga dashuria për dashuri,

Në krahëror

i matet filli i dashurisë

ajo hirosjen ka çati.

N.Reçica

www.Qendra Press.com/