Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Poetesha DALINË
Lamtumirë dashuria ime
————————————–
Vendos me t’harru sot,
Pikërishtë në ditën m’a të lumturë
E me t’uru pafund dashuri…
Gëzofsh ditët.. netët..
Netët që mua mi premtove
Lumturofsh pafund n’krahët e tjetrës..
E unë ka me t’prit.. deri n’frymën e fundit
Deri sa dhe lodhja të lodhet nga kujtimet
Tani k’to ditë e kjo vapë nuk më ngroh
Se në mua u ndërtu një akullnaj
Lamtumirë dashuria ime
Lamtumirë netët e mia pagjumë
Lamrumirë buzëqeshja ime e vdekun
Lamtumirë lumturi e kalbur n’gënjeshtra
Për çdo ditë e kam shumëzuar dashurinë
E sot e përpjestova me zero.
Lamtumirë ëndërr e gënjeshtrave!
/www.qendrapress.com/