Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Pranvera QERIMI
Nuk më rritën vitet
———————
Nuk e di kush e tha se vitet të rritin,
Nuk dua ta përqesh askënd,
Por kam rastisur njerëz me një dekadë,
Dhe trupi i tyre është sa një shkop, ama…
Nuk më edukuan këshillat,
Përkundrazi, janë kritikat që më hapën
Sytë si vorbull.
Edukatën e mora nga prindërit,
Nuk e mohoj, atë edhe e posedoj.
Nëse më fyejnë për sjelljen time, ngriti
Zërin, se është dhuratë që ata ma kanë falur.
Eh, mendimet e mia janë
Si vezë në strofkën e karakterit.
Mos m’i gjyko; ato kanë qëndruar për muaj
Për t’u shqiptuar. Nëse ta them, dije:
Nuk del lehtë fjala, pa e ngrohur
Çerdhen e saj.
Prandaj, mos më thuaj se flas
Përralla……
/www.QendraPress.com/