Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Prena PRENDI

Na dhemb shpirti…

———————————-

Për të varfër ,thirrje bëjnë

Ca të tjerë dalin online

Janë ca shtresa, halle kanë

Na dhemb shpirti ,

zgjidhje s’gjejmë.

Pak nga pak bëhen shumë

Gur -gur bëhet mur

Por mjerimin se heqim kurrë

Qeverisja mos flejë gjumë.

S’dimë për kë mendojmë më parê

Gjithandej nga hedhim sytë

Shohim fëmijë në trotuar…,

në semaforë duke lypë.

Të tjera skena nga ndërrojmë gjurmë

S’kanë çati e nuk kanë punë

Ku i zë nata i shohim shtri

Na dhemb shpirti,s’shohim me sy.

Askund jeta s’është e lehtë

I lamë kockat në kurbet

Një kafshatë më pak në ditë

Dikujt japim pakëz dritë.

Për jetimin ,hall i veçantë

Të shkojë në shkollë si të tjerë

Kush është rrit pa babë o nënë

T’bëjmë diçka ,”sevap “e nderë.

Shpirti shumë na donë të bëjmë

T’lejmë një kafe në mëngjes

Paksa jetën i ndryshojmë

Sado pak dikush t’buzëqeshë.

P.Prendi maj 2023 Firenze

/www.qendrapress.com/