Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Raimonda BRAHA

Në stacionin e huaj…
——————————–
Rri në stacion si statujë e braktisur,
në bankën ku askush s’ulet më.
Një tren më kalon pa më parë,
si malli që më kalon shpirtin përskaj.
Nën çati të ftohtë, era flet gjuhë të panjohur,
Dhe zërat rreth e rrotull janë si këngë pa tekst.
Unë pres një tren që s’vjen ….
Apo ndoshta ka ardhur në ëndërr dhe s’kam më zgjim?
Mbi çantën time ….pluhur i huaj,
Si borë që bie mbi varr pa emër.
Në këtë pritje pa orë,
Kam humbur kohën – por ruaj mallin.
/QendraPress/