Fryma poetike e së mërkurës me poeten: -Rajmonda Shyta KOLVANI

Mall i marrë.

————————————

Si ti ngrys, ditët pa ty,

Si tja bëj, mallit të marrë,

Kur do shihemi , të dy,

Sa do rrimë, kështu të ndarë!?

Si ti bëj, shpirtit derman,

Të ndal syrin, duke qarë,

Si tu them shokëve, aman,

Pse nga vasha ,qenke ndarë!?

Si të shkoj, asaj rrugice,

Ku më dhe, puthjen e parë,

Ku, dhe gurët prej karfice,

Ranë, përdhe si lot të rrallë!?

Flokët e gjatë, tu shpërndanë,

Yjet, u fshin aty, s’u panë,

Porse natës, dritë i dhanë,

Sytë e tu, ndezur shandanë.

Si tja bëj, që dhe me hatër,

Zoti i madh, pak të më mbajë,

Do ti lutem, ditë dhe natë,

Që të kthehesh, tek unë prapë!?

Vallë nga lutjet, yjet rranë,

Atij qielli, të pa anë,

Sytë e mi, sytë e tu panë,

Porsi yll, ç’mu shfaqe pranë.

/www.qendrapress.com/