Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVANI
Serenata.
———————————-
Me sonatat e Mozartit po jepej një recital,
Me gjith piano e morra pjanistin atë natë,
Ta solla poshtë dritares dhe s’mbeti korçar,
Ta mbante mënd, nga më të bukurat serenatë.
Sapo dëgjove notat e para, shpejt vrapove
Hape kanatat por kokën s’e nxorr jashtë,
Pas perdes të najlontë fshehur përgjoje
Nga frymëmarrja vallëzonte perdja ,e pashë.
Kur mbaroi koncerti brenda na ftoi yt atë,
Konjak korçe pimë e kënduam gjatë natës,
Ti në tavolinë le takimin me gota të argjendë,
Le dhe këngën e zemrës me tinguj të lartë.
Marifete na bënin këmbët kur dolëm jashtë,
Pengoheshim kalldrëmeve rrugicave bërë tapë,
Dhe sot e dashur për atë të bukurën serenatë
Do pi e dehem për ditët që s’kthehen më prapë.
/www.qendrapress.com/