Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Remzie Raci REXHBOGAJ

ZËRI YT

————————

Nëse një ditë

Apo kohë të gjatë

Nuk ma dëgjoni zërin tim

Këngët do t’i sjell

Me zërin e zogjëve shtegtarë

Nëse një ditë

Apa kohë të gjatë

Nuk ma shihni

Buzëqeshjen time

Atë do ta sjelli

Me rrezet e diellit

Në agim

Nëse një ditë

Apo kohë të gjatë

S’do ta dëgjoni

Të gëzuarën time

Atë do ta sjelli

Me simfonitë e Hënës

Ernen do ta gjeni

Në thellësinë e shpirtit

Të nënës

Nëse një ditë

Apo kohë të gjatë

Nuk do t’i dëgjoni

Hapat e mi

Do t’i sjell në hijen time Hyjri.

E nëse një ditë

E ndjeni që shpirti im

S’është më në atë pis botë

Do të më gjeni në përjetësi

Do të shihemi prapë

Ke thënë Erna Ti /www.qendrapress.com