Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Remzie REXHBOGAJ
KITARJA
—————————-
Sot
Kur pastrova
Kitarën tënde
Sa shumë dhembje
Më solli
Kur pava
Se telat e kitarës
Kishin fillua të ndryshkën
Eh,sytë m’i vërshoj loti
Befas fytyra e jote
Plot buzëqeshje
M’u shfaq
Prapë një pjesë
Të zemrës time
Me vete e mori
Më besoni
Sa peshë të rëndë
T’dhembjes
Mbaj në shpirt
Këtë e di vetëm Zoti.
/www.qendrapress.com/