Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Remzie REXHBOGAJ
TI
———————–
Ti ishe
E do jesh çdo herë
Motivi jetës time
O e bukura ime Hyjni
Ishe dhe do të jesh
Çdo herë në thellësinë e zemrës
Aty do të mbaj gjithnjë
Ti
Ishe lumturia vet
Dikur dhe sot
Je e murosur
Në shpirtin tim
Shkëmb e gur
Ti
Ishe drita
Që ndriçoje tonën shtëpi
Tani je engjëlli ynë mbrojtës
Ku prehesh e qetë në përjetësi
Ti
Më vjen
Në ëndrra të bukura
E ma fal tënden ngrohtësi
Për mirësitë tuaja që kishe
Do të kujtojmë çdo herë me krenari.
/www.qendrapress.com/