Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Remzie REXHBOGAJ
GËRMOJ
———————
Gërmoj
Ah,sa thellë
Në memorien time
Gërmoj
Atë kohën e bukur
Kur ishe edhe Ti Erna
E kërkoj
Por, në këto vite pa Ty
Vetëm trishtimin e takoj
Gërmoj
Ah, sa thellë
Në zemrën time
Gërmoj
Ëndërrimet që i kishim
Së bashku me Ty
I kërkoj
Por, në zemrën e copëtuar
Vetëm psherëtimë takoj
Gërmoj
Ah ,sa thellë
Në shpirtin tim gërmoj
Lumturinë e dikurshme kërkoj
Por, në brendësinë e shpirtit
Vetëm dhembje takoj
Gërmoj
Ah ,sa thellë
Në plagën time gërmoj
Në ëndëra kur më vjen Erna
Shërimin e plagës kërkoj
Por,kur zgjohem nga gjumi
Plaga gjak e vrerë më kullon.
Gusht 2023
/www.qendrapress.com/