Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Remzie REXHBOGAJ

DALLGË MALLI

Dallgët e mallit

Për Ty Erna më ngritën

Brenda shpirtit tim

Ah, atë Majin e errësirës

Të jetës time e mallkoj

Kur ajo data 18-të e Majit

Pa mëshirë të rrëmbeu

E zemrën time

Në mijëra copëza

Si kristal e theu

Iku shpirti yt

Fluturoj në lartësi

Aty ku prehet i qetë

Me engjëllin gjithënjë

Në pranverë Ike

Oj lulja e bukur e Majit

Qiellit i dhe shkëlqim

Ti vjen me rrezet e diellit

E mua m`i përmbyse agimet

Më nuk ndjej

Kur vjen pranvera

As mëngjeseve

Kur lind dielli

Ndjenja e dhembja

Lot e malli për Ty

Dhe frymën

Ah, sa ma zë trishtimi.

Remzie Raci Rexhbogaj

/www.qendrapress.com/