Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Rreze ARTA

Ç’më trishtoi kjo verë,kjo vapë.

————————————-

Këto muaj plot ofshama!

Trishtim si mjaft rrallëherë,

Më ngjiti si refleksi në stomak!

Nete e ditë ëndrra si në përralla,

Pafundësi ditësh si ujëvara,

Natyrë gri,kaltërsia qiell zhdukur

Në shpirt ndihet uji turbullt

&  &  &

Si ta quajmë?
———————-
Njeriu,
“humb” vite
jetë!

Gabim,dhembje,
përvojë
Si ta quajmë?

Koha sqaron,
korrigjon,
shëron,
Jep forcë!

Ec njeriu,
ngjitet,
ngadalë a shpejt
Gjen rrugën!

Sado i vogël,
hapi ka vlerë,
ëndërro,
Vepro krenar!

Mos u ndal

/www.qendrapress.com/