Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Rudina PAPAJANI

DUKE ECUR…

————————–

Duke ecur mes jetës,

takova strukjen e mëkatarit,

besimin,

se shkuma e mjegullës,

do fashitet nga vesa,

në barin jeshil.

Duke njohur rrezen,

besova se pranvera,

jeton gjatë,

në këngën e ngjyer nga dielli,

largon përgjumjen,

dhe i qesh hënës idhnake.

Duke ecur në agim ,

mësova se e keqja dhe e mira ,

ecin paralel ,

ndarë në euridipe ikonash..

/www.qendrapress.com/