Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Sadbere Gagica SPAHIJA
ERËRAT
M’i bartin ëndrrat e mia në mesnatë
Shtrirë mbi kujtime kjo vetmi e heshtur
Rrjedh ky lumë i harruar nëpër dhimbje
Te një urë laurë kam thur vargëzime malli
Hapëroj nëpër kopshtin e lumnisë sime
Kur erdhe me buzëqeshje njeriu në fjalë
Një lot e derdha dje nëpër udhë shpirti
Të dytin e mbaj buzë vargut o frymëzim
Sa herë kam sogjuar matanë bjeshkëve
Të shndërrohem në dallëndyshe o vendi im
Ti më jep forcë më bën gjeth të ri
Në këto degë jete sa dua të mos tremb
Asnjë zog nëpër këtë qiell të përlotur
Erërat më bartin përtej kullës sime… më bartin !
/www.qendrapress.com/