Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Sadete HISENI

E MOÇMJA JEM
————————-
Shapurishë ti, tue lypë kujtime,
I sillesh shtëpisë skutë më skutë,
Gërvisht kokën, tue e kërku fillin,
E vaji të merr tu qa si fëmijë
E pres Nanën ka me kalue, më thue,
“Drekën bashkë e kem ujdisë”
Ah, moj zemër — shumë vjet shkuen
Prej asaj dite që ajo të ka lanë
E sjell vërdallë në kokën time
Por me ti s’guxoj të bëzaj
Oj moçmja jem e ngratë,
Që harresa kujtimet t’i ka ba zap,
E di: ka një gjë që na ndan,
Ti – ke gjana që i ke harrue,
E unë – ka gjana që s’du me i kujtue
/QendraPress/