Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Sevëme FETIQI
DISA GRA
(kushtuar grave që ndrruan jetë nga dhuna e burrave)
————————–
Disa gra
nuk bëjnë grim
ato i kanë gropëzat
në faqe
Disa gra
nuk mbajnë stoli
ato kanë sy që iu shkëlqejnë
edhe në errësirë
Disa gra
nuk kanë nevojë
të flasin
ato i kanë shikimet e thella
porsi deti
Disa gra
nuk kanë nevojë për armë
ato kanë buzëqeshje të ëmbla
madje edhe kur vdesin
Disa gra janë nëna
ato kanë në duar diellin e tërë
ato kanë prehërin plot ngrohtësi
Gratë janë njeri
e ata që i vrasin
janë bijtë e grave. /www.QendraPress.com