Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shire DHIMA
Gushti.
————————————–
Erdhi gushti,thonë,ka marrë dhe gunë
Vjeshta që këtu nxjerr mustaqet
Fillon të më gërricin nën hundë
Ngacmohem me të,si era që s’kënaqet.
Me retë filloi të flas I pari
Gjithë verën nuk guxoi të fliste asnjë
Heshtjen e theu si poçja nga zjarri
Kohës I kapërceu një pozicion të ri.
Diellin që po mëkatonte pandërprerë
E uli të bisedonte shtruar me ret
Vetëm njeriu se gjeti gjuhën njëherë
Të qetësoj ndopak botën e shkretë .
Bota e tërë zjen e gjitha valë në flak
Gjithë zemrën e rruzullit po shkrijnë papushim
Të gjitha digjen ,vetëm varfërinë martojnë me duvak
Në këtë botë zullumqare,varfërinë e kanë lënë jetim.
Varfëria qenka e verbër pa sy
Dhe botës për ta parë janë verbuar syt
Anija e zullumeve një dite do ti mbyt
Mëkati I varfërisë, me thellë po I zhyt.
/www.qendrapress.com/